Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, motori humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 69-vjeçari

Mësohet se një 69-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

15 Korrik 2024, 11:56 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, motori humb kontrollin
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se një 69-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

69-vjeçari me iniciale K. F. pas aksidentit është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, shtetasi K. F., 69 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi K. F. është dërguar në spital, për mjekim, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident pogradec

Sondazh

Poll