Aktualitet

U gjet i shtrirë në rrugë me shenja dhune, dërgohet në spital 42-vjeçari në Tiranë

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

15 Korrik 2024, 10:16 Nga S.B
U gjet i shtrirë në rrugë me shenja dhune, dërgohet në
foto ilustruese

TIRANË- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur në rrugën “Sokrat Miho” një 42-vjeçar i shtrirë në tokë me shenja dhunë. Mësohet se R.K 42-vjeç, u gjet nga kalimtarët dhe është dërguar në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll