Politike

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës? Berisha përgjigjet duke qeshur: Lëre mos e pyet...

Gjithashtu, Berisha shtoi se votat që ka marrë PD-ja janë prej tij sepse përdorën logon për fushatën e tyre. 

25 Maj 2023, 12:16 Nga k.m.
A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës? Berisha përgjigjet duke qeshur:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar "rikthimin" e Lulzim Bashës. Para mediave teksa hynte në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se nuk ka asnjë shqetësim nga Basha, i cili nuk bërë ai fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjithashtu, Berisha shtoi se votat që ka marrë PD-ja janë prej tij sepse përdorën logon për fushatën e tyre. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës?

Berisha: Çfarë flet more? Mos bëj shaka! Atë po e përdor Rama si të dojë. Takim me të? Të pyesi Ramën. Ai është vegël në dorën e Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Axhendën e tij ia bën Rama. Ja si e shikoj unë, ç'të dojë të bëjë. PD-ja ka vota të Sali Berishës, pe ti bënë fushatë ata? Bëri Basha fushatë...? Lëre mos e pyet... Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Ai është historia e kalit të Timurit.

sali berisha seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll