Politike

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi i shoqërisë

Po ashtu Bardhi ka theksuar se rritja e pagës do të votohet nga grupi demokrat, por ai e komentoi atë si të vonuar.

25 Maj 2023, 11:27 Nga I.A
Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se në Durrës dhe në Shkodër Ramës ia dhanë pushtetin dy persona të shpallur non grata. Sipas Bardhit, Vangjush Dako në Durrës dhe Tom Doshi në Shkodër, i kanë dhënë pushtetin Ramës, por sipas tij ai nuk flet për këta. Po ashtu Bardhi ka theksuar se rritja e pagës do të votohet nga grupi demokrat, por ai e komentoi atë si të vonuar.

"Shpjegove rezultatin e opozitës por nuk shpjegove rezultatit e aleatit tënd Non Grata Tom Doshin. Se në fakt konkluzioni më domethënës është rezultati i aleatit politik të Ramës, non grata PSD të Tom Doshit. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës, një këmbë të pushtetit në Durrës ja ka ngarkuar Vangjush Dako i damkosur Non Grata, një në Shkodër Tom Doshi. Në vend të japë llogari për masakrën që bëri më 14 majti, merret me opozitën . Po të marrim me kë rri ti dhe me kë shoqërohesh ti, i bie të jesh llumi i shoqërisë. Sa për çështjen e rendit të ditës, vota e grupit parlamentar të PD-së është pro. Por ky proces është i vonuar. Vini re statistikat, qytetarët sa vjen e më shumë po largohen. 42 mijë shqiptarë janë larguar pas zgjedhjeve në 2021. është e vërtet që disa janë kthyer, por nuk e kapin numrin e personave të ikur. Sot do të shpenzoni gati 300 mln euro për të rritur pagat. Ktheni memorien 6 muaj më parë nbë këtë parlament, kur po diskutonim buxhetin, as ministrat dhe as Rama nuk e ngritën zërin për rritjen e pagave," tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll