Politike

Rama: Çmimi i energjisë elektrike në tregje ka rënë, por jo atje ku ishte, do hapim diskutimin për fashën

Kjo pasi sipas tij, qeveria ende po paguan për shtesën në faturën e energjisë elektrike. 

25 Maj 2023, 11:26 Nga k.m.
Rama: Çmimi i energjisë elektrike në tregje ka rënë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament, tha se me ardhjen e verës do të rritet konsumi i energjisë ndaj do të rihapet diskutimi për vendosjen e fashës. Kjo pasi sipas tij, qeveria ende po paguan për shtesën në faturën e energjisë elektrike. 

“Ajo që paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Në verë, kur të rritet shpenzimi sërish, do të duhet të rihapim diskutimin e fashës. Por, sot vazhdojmë të paguajmë dhe është një sasi e madhe parash. Nëse këtu do të kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nuk do të kishte rritje pagash,”- tha Rama.

sali berisha seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll