Politike

Rama sfidon opozitën: Hajde të votojmë pagën minimale për deputetët dhe ministrat, jam gati të votoj që tani!

Rama tha rritja e pagave ka një rend logjik, ndërsa theksoi se nuk do të bëhet më lajthitja, siç e quajti ai, që u bë me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

25 Maj 2023, 11:35 Nga k.m.
Rama sfidon opozitën: Hajde të votojmë pagën minimale
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sfidoi deputetët e opozitës. Rama tha rritja e pagave ka një rend logjik, ndërsa theksoi se nuk do të bëhet më lajthitja, siç e quajti ai, që u bë me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ndaj dhe sfidoi deputetët e opozitës për të votuar që sot që të paguhen me pagë minimale.

"Kemi bërë ne një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije. Kemi bërë një lajthitje me sistemin e drejtësisë, sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhet më shumë se presidenti. Nuk mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se ministri i Drejtësisë. Nuk ka kështu. Doni të bëni këtë qarjen e halleve. Hajde vendosni pagën minimale për deputetët dhe ministrat. Hajde gati jam unë. Çfarë stresi më të madh keni ju se ata që punojnë si fason. Unë mendoj që nuk i hyhet këtij monopati. Prapë ju nuk e mësoni se shqiptarët kush i merr për budallenj...por vjen një ditë siç erdhi në Shkodër... Ju e keni treguar se nuk e bëni dot. Nëse doni të hyni këtu hajde vendosim rrogën minimale. Pozicioni im ka qenë dhe mbetet që pagat duhet të jenë siç janë në piramidë, siç i ka gjithë bota. Rajoni i ka po kështu.  Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do rriten edhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit. Është e kotë të bëjmë debat, e lagu s’e lagu, përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po e bën rritjen më të lartë të pagave dhe po bën kapërcimin e shumëdëshiruar për të cilin jemi përpjekur përballë të papriturave dhe fatkeqësive që nuk i kemi zgjedhur ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është një Shqipëri tjetër, të cilën kemi çdo muaj që e ndërtojmë. Gjëja që po bëjmë duke rritur pagat, është një faktor i pamohueshëm,”-tha Rama në fjalën e tij. 

edi rama

Sondazh

Poll