Politike

Rritja e pagës, Bardhi ngre pyetje: A do të ketë rritje taksash apo shkurtim të investimeve, ku do gjenden këto lekë

Po ashtu, Bardhi u shpreh se nuk ka asnjë qeveri në botë që merr një vendim për rritje page pa u konsultuar me shumë faktorë.

25 Maj 2023, 11:52 Nga I.A

Rritja e pagës, Bardhi ngre pyetje: A do të ketë rritje taksash

Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka ngritur disa pyetje në lidhje me rritjen e pagave. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se çfarë do të ndodh që do të rriten pagat, do të ketë rritje taksash apo shkurtin të investimeve. Po ashtu, Bardhi u shpreh se nuk ka asnjë qeveri në botë që merr një vendim për rritje page pa u konsultuar me shumë faktorë.

"A do të këtë rritje taksash për rritjen e pagave, Rama hesht. Sot është dita që Rama të flas se ku do gjenden paratë për rritjen e pagave, a do të ketë rritje të taksave, apo shkurtin të investimeve. Apo do të marrë më shumë borxh për këtë lëvizje. Sot akoma nuk e dimë se cili është burimi i të ardhurave. Po çfarë ndodhi? Zbuluam puse nafte, zbuluam miniera ari? Asgjë nga këto nuk ndodhi. Zbuluam një qeveri që përdor paratë e taksapaguesve shqiptarë vetëm sipas nevojave elektorale. Nuk ka asnjë rast në botë që të marrë një vendim pa u konsultuar me shumë faktorë duke marrë edhe më shumë kohë.

Rritja e pagave nuk është surprizë nuk mbahet sekret nga qeveria dhe askush nga evropiane nuk sillet si prestigjtorë duke nxjerrë nga kapelja dhuratën e rritjes së pagave vetëm disa ditë para zgjedhjeve. Do të ketë rritje taksash për financimin e kësaj rritje? Qeveria hesht. Askush nuk thotë asgjë, por mos vini bast, Edi Rama ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Do të ketë ulje të informalitetit? As mos e prisni një gjë të tillë. Tatimet do mbledhin më shumë para? Deri tani nuk ka asnjë përmirësim që të mbështesë këtë tezë. Do të ketë më pak kontrabandë në dogana? Larg qoftë që Rama të prekë anijet e kontrabandës së karburanteve të oligarkëve me të cilët ndan pasuritë e vendit. Do të ketë ulje të korrupsionit nga tendera? Mos e dhëntë zoti për këtë qeveri," tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll