Politike

POST-VENDORE/ Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj, jeni bashkëpunëtorët më të mëdhenj

Sipas kreut të qeverisë janë shqiptarët ato që me votën e tyre folën qartë dhe nëse këto që vijnë këtu nuk e shikojnë këtë gjë, herën tjetër do të jetë më keq për ta dhe më mirë për shqiptarët.

25 Maj 2023, 11:39 Nga k.m.
POST-VENDORE/ Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte në Kuvend i ka përmendur opozitës humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërsa për fitoren e tij "falenderoi" për kontributin edhe opozitën. Nga Foltorja e Kuvendit, Rama tha se opozita e mori përgjigjen më 14 maj është dhe ajo që të gjithë duhet të shikojnë, dhe të mos flasin më dokrra. Sipas kreut të qeverisë janë shqiptarët ato që me votën e tyre folën qartë dhe nëse këto që vijnë këtu nuk e shikojnë këtë gjë, herën tjetër do të jetë më keq për ta dhe më mirë për shqiptarët. Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse duan që të shikojnë se pse u është kthyer kurrizi në Kamzë, Tropojë, por edhe në qytetet e tjera.

"Unë njoh në këtë grup njerëz që e meritojnë atë pagë, me respekt, por nuk janë as një e dy. Ka njerëz që me atë pagë jetojnë, ky nuk është vendi i kriminelave. Ka edhe ndonjë që nuk duhet të ishte këtu fare dhe duhet të ishte me kohë prapa diellit. Ky nuk është vendi i diellit. Këtu fus edhe pjesën tuaj më të madhe. Fakti që këtu çmendeni dhe ktheheni në bisha nuk ka lidhje me të vërtetën. E vërteta është që deputetit për misionin dhe punën që iu kërkohet, meritojnë pagën e propozuar. Kjo nuk diskutohet. Sa e bëjnë punën? Sa, sa? Këto nuk lidhet me sa rritet paga. Unë nuk e votoj këtë ligj. Unë vetë nuk e votoj. unë e kam bërë debatin e parë që nuk duhet të jetë në piramidë, por e mësova se kjo është e palogjikshme. Për popullin, duhet  të respektoni nervat e tyre. Respektoni faktin që populli nuk duhet t'i qëllojë TV me shishe dhe pastaj dalim edhe ne, kush fle me qentë, gdhihet me pleshta. Kjo do t'ju rrisë ndonjë pikë edhe në zgjedhje. Patë sesi Kamza iu ktheu kurrizin, nëse doni të dini pse shkoni atje dhe shihni çerdhet dhe kopshtet. Pse asnjë familje atje nuk bëri protestë dhe liruan trasenë për rrugën? E dinë shumë mirë se ai njeriu që kanë atje, çfarë thotë e bën. Kamza iu bëri atë që keni merituar prej kohësh. Hajdeni me mua në Tropojë shiheni pse Tropoja iu ktheu kurrizin. T'ju them ku të shkoni dhe çfarë të shikoni. Kështu bëhen të gjitha me radhë. Rezultati ynë është sa vepra jonë edhe e juaja. Jeni bashkëpunëtorët më të mëdhenj në këtë rezultat. Një pjesë erdhi të na votojnë ne, të tjerë nuk shkruan,"-tha ndër të tjera Rama. 

 

edi rama seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll