Politike

"Rritja e pagave u përdor për zgjedhjet lokale", Bushka-Tabakut: Mos na bëni fajtor për humbjet tuaja

Ndërkohë që nga ana tjetër deputetja socialiste Klotilda Bushka i është përgjigjur duke deklaruar se nuk e kanë fajin socialistët për humbjen e tyre në zgjedhje.   

25 Maj 2023, 11:14 Nga I.A
"Rritja e pagave u përdor për zgjedhjet lokale",
Klotilda Bushka dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend është shprehur se rritja e pagës u përdur nga qeveria për fushatë elektorale, në mënyrë që të fitonte zgjedhjet. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka deklaruar se i gjithë shteti është i lidhur politikisht. Ndërkohë që nga ana tjetër deputetja socialiste Klotilda Bushka i është përgjigjur duke deklaruar se nuk e kanë fajin socialistët për humbjen e tyre në zgjedhje.   

Tabaku: Të punësuarit në administratën publike e meritojnë rritjen e vonuar të pagave. Pasi qeveria në vend që të punonte për një rritje graduale të pagave dhe padyshim edhe meritokracinë ka investuar në sektorin e korrupsionit. Fatkeqësisht pabarazia në vendin tonë duket se është thellësisht një proces i ndikuar dhe drejtuar nga parlamenti i Shqipërisë. Sa e sa ligje janë miratuar këtu që promovojnë pabarazinë dhe mungesën e mobilitetit social? E bashkë me këtë administrata publike sot ka nevojë të jetë e pakapur, ka nevojë të jetë jo-politike; ka nevojë të vazhdojë atë që nisi në 2013 po u shkel me këmbë një sistem ku promovohesh pa lidhje partiake. Kur dëgjoj prezantimet e këshilltareve bashkiakë nëpër rrethe, janë të gjithë të punësuar në OSHEE, administratë, drejtori rajonale. I gjithë shteti është i lidhur politikisht! Prandaj largohen sot dhe të rinjtë, sepse duhet patjeter të jesh dikushi, ose familjar i dikushit, ose i lidhur me dikë që punësohet në shtet, që të kesh mundësi të arrish diçka.

Bushka: Ne jemi në një zonë elektorale nëse do t’i shihnit shifrat nga terreni jo nga shtëpia, në njësinë nr 3 ka marrë votën e 2021 në këto zgjedhje, ka pasur jo vetëm një rritje, mbështetja që populli i ka thënë PS e tillë që i është dhënë besimi, sepse është besuar për punët e kryera. Ne jo vetëm jemi të përgjegjshëm por kemi qenë më se konstruktivë në bashkëpunim me opozitën. Për mua kjo fitore ishte një përgjegjësi më e madhe për t’i shërbyer interesit publik, analizat nuk bëhen nga shtëpia, por në terren, PS ka marrë mbështetjen e 2021-shit. Populli na ka besuar dhe këtë besim do e përkthejmë në punë dhe e diskutojmë. Nuk është problem i PS por i opozitës, e cila do duhet t’i vërë gishtin kokës se përse i humbisni zgjedhjet, nuk e kemi fajin ne.

seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll