Politike

GJKKO e la në burg, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit

Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë proceduriale, betimin para Këshillit Bashkiak.

25 Maj 2023, 12:04 Nga I.A
 
GJKKO e la në burg, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit
Fredi Beleri

TIRANË- Komisoni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' Fredi Belerit, që fitoi në zgjedhjet e 14 majit në Himarë. Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë proceduriale, betimin para Këshillit Bashkiak. Ky aspekt procedurial mund të kthehet në ngërç për Belerin që është në burg, dhe mbetet për tu parë se si do të veprohet në kushtet kur një kryetar bashkie para se të nisë punën duhet të betohet në Këshillin Bashkiak.

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll