Politike

I kërcënuan familjen për largim nga puna, flet Arilda Lleshi: Pjerin Ndreu më mohoi dijeninë, më tha që ...

Lleshi tha se fakte nuk ka, por shtoi se familja e saj nuk do të bjerë pre e presionit

19 Maj 2023, 13:26 Nga f.g
I kërcënuan familjen për largim nga puna, flet Arilda Lleshi:
Arilda Lleshi

TIRANE- Arilda Lleshi, e reja që denoncoi sot kërcënimin për familjarët e saj me largim nga puna pas fushatës së saj për kandidatin e Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni, ka treguar se ka biseduar me Pjerin Ndreun, kryebashkiakun e sapozgjedhur për herë të dytë në Lezhë. Në një intervistë për Fax News, Lleshi tha se fakte nuk ka, por shtoi se familja e saj nuk do të bjerë pre e presionit. Ajo ka treguar edhe bisedën me Ndreun. 

“Arsyeja që iu është dhënë atyre është që nuk kanë punuar për rizgjedhjen e kryetarit të Bashkisë. Faktet janë fjalët e mamasë dhe xhaxhait tim, ato nuk kanë prova me audio apo video, se nuk kanë qenë të përgatitur për atë që do të ndodhte. Presionet nuk i isha bindur deri tani, ne nuk do të bjemë pre e presonit. Kam pasur një solidaritet të jashtëzakonshëm, kryetari i Bashkisë ka mohuar dijeninë për këtë që ka ndodhur, dhe më ka thënë që do të flasë me drejtorat”, u shpreh Lleshi.

Çfarë ndodhi? Arilda Lleshi denoncoi sot në një postim në rrjetet sociale, i kthyer tashmë viral, se drejtori i Kulturës në Lezhë Ronaldo Xhani dhe Drejtori i Policisë Bashkiake,Leonard Palaj i kanë kërkuar nënës së saj dhe xhaxhait të dorëzojnë dorëheqjen pasi nuk kanë bërë fushatë për Ndreun. Lleshi ka pasur një replikë dhe me vetë Pjerin Ndreun, i cili mohon çdo dijeni për kërcënimet ndaj familjarëve të saj. Por sapo, ajo nxorri emrat e kërcënuesve, Ndreu nuk reagoi më./Dosja.al

arilda lleshi pjerin ndreu

Sondazh

Poll