Politike

HUMBI 2 herë në Shkodër, Berisha: Mos krahaso të pakrahasueshmen

Berisha tha se këtë radhë, bandat morën nën kontroll Shkodrën, duke bërë që qytetarët të votojnë në terror.

19 Maj 2023, 12:41 Nga A.B
HUMBI 2 herë në Shkodër, Berisha: Mos krahaso të
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon që të mos bëhet krahasime për humbjet e PD-së në Shkodër. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se këtë radhë, bandat morën nën kontroll Shkodrën, duke bërë që qytetarët të votojnë në terror.

Pyetja-Shkodranët ju kanë votuar 2 herë kundër, cili është mesazhi?

Berisha:Dallimi është si nata me ditën, qytetarët atëherë votuan të lirë. I dhanë një mësim Berishës, në 96 votuan për vlerat e tyre, po nuk votuan kurrë për pasardhësit e ish-xhelatëve të tyre. Votuan një njeri të persekutuar, një qytetar të thjeshtë i cili u votua me meritë. Kësaj here mos krahaso të pakrahasueshmen, votuan në terror. 

Shkodra u dominua nga banda, merr shif pak votat e partisë Doshit, shihi sesi kanë mbirë nga leku votat. Po Rama ka derdhur shumë më tepër se Tom Doshi. Kjo nuk është betejë për Berishën, por për votën e lirë. Në Shkodër ndodhi në mënyrën më flagrance, të gjitha pollet e nxirrnin Spahiun përpara, qoftë tonat dhe të kundërshtarit. Gjithcka u përmbys brenda 1 jave. 

sali berisha

Sondazh

Poll