Politike

Pse nuk dorëhiqeni? Berisha: HARROJENI! Qindra demokratë më thonë të mos gaboj

Kreu i PD-së tha se janë me qindra demokratë që i thonë që të mos japë dorëheqjen.

19 Maj 2023, 12:41 Nga A.B
Pse nuk dorëhiqeni? Berisha: HARROJENI! Qindra demokratë më
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk e mendon mundësinë e largimit nga posti drejtues i partisë blu. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD-së tha se janë me qindra demokratë që i thonë që të mos japë dorëheqjen.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Berisha: Kanë dekada që kanë përmendur emrin tim, herë me pagesë herë pa pagesë, zoti ua faltë shpirtin, 

Pyetja: Pyetja qe më bëhet është pse nuk tërhiqet Berisha?

Berisha: Ata janë klani Bolino, harrojeni Karlo se do tërhiqem. Janë me qindra demokratë që më thonë se mos gabon të japësh dorëheqjen. 

Pyetja: U përmendën edhe emra të rinjsh, e shihni si mundësi që PD duhet të riformatohet?

Berisha: PD do hapet, po do i qëndrojë besnik statutit të saj. Si rregull kryetari testohet në zgjedhjet, unë kastile e kam vu, kam thënë në zgjedhje lokale, të ndershme dhe të pandershme do e votëbesojmë. 

sali berisha

Sondazh

Poll