Politike

Zgjedhjet/ Zyrtari i BE-së: Presim bashkëpunimin me autoritetet vendore, me mjaft rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë

Alexis Hupin i cili është shef i sektorit politik, delegacioni i BE në Shqipëri, nënvizoi se presin bashkëpunimin me autoritetet vendore

19 Maj 2023, 12:53 Nga m.s
Zgjedhjet/ Zyrtari i BE-së: Presim bashkëpunimin me autoritetet
Alexis Hupin

SHKODËR- Zyrtari i BE-së në Shqipëri Alexis Hupin, nga Shkodra tha se OSBE-ODIHR është shprehur lidhur me zgjedhjet e 14 majit, dhe se presin bashkëpunimin me autoritetet vendore, për të ardhmen e Shqipërisë.

Alexis Hupin i cili është shef i sektorit politik, delegacioni i BE në Shqipëri, nënvizoi se presin bashkëpunimin me autoritetet vendore dhe se 70% e gjithë legjislacionit të BE do të vihet në zbatim nga autoritetet vendore, pra autoritetet lokale.

“Nuk dëshiroj që të bëj ndonjë koment për procesin e zgjedhjeve, kjo për arsye se tashmë OSBE-ODIHR është shprehur lidhur me këtë çështje. E vetmja gjë që dëshiroj të them, që ne me kërshëri presim bashkëpunimin me autoritetet vendore, një punë kjo që do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Një mesazh për ju dhe për të gjithë Shqipërinë është që 70% e gjithë legjislacionit të BE do të vihet në zbatim nga autoritetet vendore, pra autoritetet lokale. Prandaj do të jetë shumë e rëndësishme puna që do të bëjnë ato për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një punë për të cilën BE do të vijojë që të jetë këtu dhe të qëndrojë përkrah Shqipërisë për të arritur më shumë për të ardhmen”, tha zyrtari i BE-së.

alexis hupin zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll