Politike

Bardhi kryetar i grupit parlamentar i PD, reagon Berisha: S'njoh strukturë tjetër! Ftoj të gjithë deputetët e PD që të bashkohen

Berisha theksoi se nuk do njohë asnjë strukturë paralele me PD-në.

19 Maj 2023, 12:41 Nga A.B
Bardhi kryetar i grupit parlamentar i PD, reagon Berisha: S'njoh
Sali Berisha

TIRANË- Nuk e komentoi gjatë lajmin e fundit se deputeti Gazment Bardhi është vënë në krye të grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha. Gjatë konferencës me gazetarët, ai ftoi të gjithë deputetët e PD-së që të bashkohen e ta bëjnë betejën e përbashkët për zgjedhje të lira.

Po ashtu, Berisha theksoi se nuk do njohë asnjë strukturë paralele me PD-në.

"Nuk kam asnjë koment, përvec se ftoj të gjithë deputetët e PD që të bashkohen dhe të bëjnë betejë për zgjedhjet e lira. 

Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD-së, i ftojmë të vijnë dhe të diskutojnë, jemi të hapur ndaj tyre, por fakte të kryera nga askush nuk njohim"- tha Berisha.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll