Politike

Kandidati i Bashkë Fitojmë në Kuçovë bën kallëzim në SPAK, Maliqi: Nëse kutitë hapen dhe fiton Hajdari, tërhiqem nga politika

Maliqi tha se kutitë duhet të hapen dhe se rezultati i humbjes është i manipuluar.

19 Maj 2023, 13:10 Nga f.g
Kandidati i Bashkë Fitojmë në Kuçovë bën
Lefter Maliqi

TIRANE- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim penal në SPAK në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Kallëzimi është bërë për funksionarët  e KZAZ, pasi gjatë procesit të votimit pati probleme me kamerat e sigurisë. Maliqi tha se kutitë duhet të hapen dhe rezultati do të jetë në favor të tij. Ai sfidoi që nëse rezultati nuk është në favor të tij, ai do të largohet nga politika. 

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata. Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas. Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibejat dhe atij të PS. Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha Maliqi jashtë dyerve të SPAK.

Lefter Maliqi e humbi garën përballë socialistit Kreshnik Hajdari për të drejtuar bashkinë e Kuçovës. Një ditë para zgjedhjeve ai denoncoi përfshirjen e biznesmenit Pëllumb Salillari në fushatë për kandidatin e PS. Rezultati i zgjedhjeve në Kuçovë ishte 6222 vota për Maliqin, 6904 vota për Kreshnik Hajdarin dhe 739 vota për kandidatin e Alibeajt, Ilirjan Koxhaj./Dosja.al

lefter maliqi kreshnik hajdari

Sondazh

Poll