Politike

“U shkuan me zarfe në shtëpi, 50 mijë lekë vota”, Berisha denoncon: 180 mijë votues nuk gjetën emrat në qendrat e votimit

Nga selia blu, Berisha faktoi se vota është shitur me 50 mijë lekë, ku qeveria ka shpëndarë lekët haptazi në kohë fushate

19 Maj 2023, 13:08 Nga m.s
“U shkuan me zarfe në shtëpi, 50 mijë lekë
Berisha ne deklarate per media

TIRANE- Kreu i PD-së Sali Berisha, edhe një herë tjetër denoncoi vjedhjen e votës. Nga selia blu, ai faktoi se vota është shitur me 50 mijë lekë, ku qeveria ka shpëndarë lekët haptazi në kohë fushate. Duke folur përmes shifrave, tha se 180 mijë votues nuk gjetën emrat në qendrat e votimit, duke iu mohuar e drejta e votës.

"Në Konispol, në Sarandë janë përdorur të burgosur, në Rrogozhinë. Në Dumre, Belsh. Pra nuk ka qenë diçka e lokalizuar në një apo dy bashki, ka qënë e përhapur. Rastet kur qeveria ka vendosur të grabis mandatet me çdo kusht. Nuk ka arritur ta bëjë në Pukë, Mirditë, Fushë Arrëz, në Memaliaj, në Kavajë. Para një ore isha në një takim, ku një demokrat i Kavajës i persekutuar deklaroi se qytetarët e Kavajës refuzuan paratë. U shkuan në shtëpi me zarfe. Por kur qeveria ndan paratë hapataz, legjitimon votën. 50 mijë lekë për votën në kohë fushate, është faqe e zezë e asaj propagande. Kjo është blerje e hapur. Merr 50 mijë lekë dhe merr votën. Tregu ka qenë për fushë, kjo është bërë në sipërfaqe.

180 mijë votues nuk gjetën emrat në qendrat e votimit. 1 milion e 300 mijë votuesve iu ndryshuan qëndrat e votimit, për ti përjashtuar 200 mijë votues të PD. Bëhen emisione për të thenë se nuk dolën. Por në cilën anë duhet të jetë media? Atij iu mohua e drejtës së votës, nga Rama-Çuçi. Kjo është llogari zyrtare. Ne çuam në SPAK këtë, e kemi denoncuar. Kjo ishte një vendim i Edi Ramës, Vetë KQZ e kundërshtoi, kërkoi rikthimin e listës siç kanë qenë me shkresë. U shesin mashtrimin shqiptarëve. Kjo është siç të përligjësh krimin më monstruoz të shqiptarëve në zgjedhje. Ndaj dhe dilte Rama të mos votonin. I përjashtoi nga votimi 200 mijë qytetarë. Kjo është skemë e njohur", tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll