Politike

Akuzat e Ballës për probleme gjatë zgjedhjeve, Berisha: Gënjeshtra dhe mashtrime! Ne ishim të rregullt

Berisha tha se nuk ka pasur asnjë parregullsi nga ana e demokratëve.

19 Maj 2023, 12:46 Nga A.B
Akuzat e Ballës për probleme gjatë zgjedhjeve, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka quajtur gënjeshtra të gjitha akuzat e bëra nga socialisti Taulant Balla. Berisha tha se nuk ka pasur asnjë parregullsi nga ana e demokratëve.

Pyetja- Ka pasur një urdhër të KQZ që ata që ishin të pautorizuar, dhe në një rreze afër, anëtarët do duhet të mbanin procesverbal. Këtë mund ta bënin edhe vëzhguesit. Në sa raste e keni respektuar ju? Balla tha në asnjë.

"Me qindra raste. Ai gënjen. Policia nuk funksionoi atë ditë. Sa për dijeni, në komisionin e numërimit në Mamurras, komisioni ishte i rrethuar, përfaqësuesit tanë thanë se numërimi duhet të vijë e të bëhet në Tiranë. U nis RENEA e me radhë, e nëse nuk lejohej të shkonte aty të vinte aty. Rrethuesit thanë se janë brenda ligjit.

Ato që thotë Balla janë mashtrime. E kam denoncuar atë ditë, kam thënë 3 herë se Policia është në heshtje. 

Statuti nuk ka komente, thotë dorëheqjen automatike, pse jemi këtu tani. Unë i mirëkuptoj shqetësimet dhe i dëgjoj dhe i lexoj , kam pronlem të madhj, unë nuk mashtoj dot as veten as shqiptarët me industrinë kriminale të blerjes së votës, makinerinë e frikësimit të zgjedhësve."- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll