Politike

'Celibashi tifoz, nuk vendos me ligj'/ Kreu i KQZ i kundërpërgjigjet Alibeajt: Unë kam pëlqimet e mia politike, votoj, por këtu "flet" ligji

Ilirjan Celibashi tha ai nuk është ushtar i askujt. 

14 Mars 2023, 17:46 Nga k.m.
'Celibashi tifoz, nuk vendos me ligj'/ Kreu i KQZ i
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se edhe ai ka pëlqimet e tij politike, por theksoi se në to nuk ka ndikuar në vendimin e sotëm në KQZ. Në fjalën e sotme, gjatë një konferencë për gazetarët, Celibashi tha ai nuk është ushtar i askujt. 

"Nuk pëlqej që të komentoj deklaratat e politikanëve, tek unë nuk kanë asnjë lloj efekti, mbetet e rëndësishme që ajo vendimmarrje është në përputhje me Kodin Zgjedhor. E bën të duket si një diçka e madhe për shkak se bëhet fjalë për partinë me të madhe opozitare. Kam keqardhje për situatën, por nuk kam mundësi për ta zgjidhur. Duhet ta shikojnë diku tjetër përgjegjësinë dhe jo tek unë. Unë kam pëlqimet e mia politike, votoj edhe unë për një parti, por absolutisht në dallim nga shumë të tjerë në atë që duhet të vendos e përcakton vetëm ligji vendimmarrjen time. E nuk shoh asnjë arsye përse të tjerët shohin që në vendimmarrje është interesi i "x" apo "y". Nuk u dukem shumë si ushtarë apo jo,"-tha në fjalën e tij Celibashi. 

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

ilirjan celibashi asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll