Politike

Pse nuk firmos Basha? Sefa: Është dorëhequr, çdo akt i bërë prej tij pas dorëheqjes nuk ka vlerë

Sefa tha se dorëheqja e Bashës nuk depozitohet ndaj në regjistrin e partive, ai rezulton ende kryetar. 

14 Mars 2023, 17:18 Nga F.M
Pse nuk firmos Basha? Sefa: Është dorëhequr, çdo akt i
Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka deklaruar se nuk do të dorëzojë asnjë dokument shtesë, pasi sipas tyre, çdo akt i ndërmarrë nga Lulzim Basha, nuk ka vlerë pas dorëheqjes së këtij të fundit. Në një prononcim për mediat, Sefa tha se dorëheqja e Bashës nuk depozitohet ndaj në regjistrin e partive, ai rezulton ende kryetar. 

Pjesë nga prononcimi: 

Keni sjellë dokumente në KQZ dokumente me emrin e Lulzim Bashës, pse nuk e sillni deklaratën solemne me emrin e Bashës? 

Po të përgjigjem shumë thjesht, në regjistrin e partive politike, nuk depozitohet akti i dorëheqjes

E kuptuam, pse refuzoni të vijë Basha të firmosë?

Ka dhënë dorëheqjen, çdo akt i bërë prej tij pas dorëheqjes nuk ka vlerë.

indrit sefa kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll