Politike

“Njeri i shantazhueshëm, s’meriton respekt”/ Celibashi i përgjigjet Bardhit: Gjuha e pa tolerueshme, nuk i bën nder figurës së tij

Ilirjan Celibashi bëri me dije se gjuha e përdorur nga Bardhi është e patolerueshme.

14 Mars 2023, 17:43 Nga k.m.
“Njeri i shantazhueshëm, s’meriton respekt”/ Celibashi i
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas vendimit për të mos e regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një konferencë për shtyp, Celibashi bëri me dije se gjuha e përdorur nga Bardhi është e patolerueshme.

"Për këdo që e ka njohur karrierën time e di shumë mirë që unë në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme. Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme. Kam keqardhje për kaosin politik në të cilin ndodhet PD-ja por vendimi është marrë tërësisht në përputhje me kodin zgjedhor. Rati i Partisë Demokratike nuk lë vend për interpretim,”-tha Celibashi.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

ilirjan celibashi asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll