Politike

KQZ vendos: Kreu i PD është Lulzim Basha! Kërkesa e Berishës nuk legjitimohet

Celibashi tha se kjo gjë bazohet në dokumentacione, duke përjashtuar legjitimimin e kërkesës së depozituar nga grupi i kryedemokratit Sali Berisha.

14 Mars 2023, 16:52 Nga k.m
KQZ vendos: Kreu i PD është Lulzim Basha! Kërkesa e Berishës
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklauar se kryetari i PD-së është Lulzim Basha. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Celibashi tha se kjo gjë bazohet në dokumentacione, duke përjashtuar legjitimimin e kërkesës së depozituar nga grupi i kryedemokratit Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Celibashit:

E kemi edhe jashtë shqyrtimit procedurial dhe e kemi dhënë që është vetëm një emër, subjekt politik, ajo është Partia Demokratika. Jemi në të njëjtin situatë si seancën e shkuar, mendoj që të japim vlerësimin dhe gjykimin tonë mbi kërkesën për regjistrim të PD si subjekt për zgjedhje. Çështja e përfaqësimit ligjor ka qenë në diskutim, dhe këtu nuk marr në konsideratë konfliktin tuaj të brendshëm. Në vlerësimin ligjor që unë i bëj këtij dokumentacioni ka disa fakte. Qëndron ligjërisht pretendimi i njërës palë që Lulzim Basha është kryetar i PD-së. Nuk ka qëndruar se Sali Berisha është kryetar. Pra, nisur nga ky fakt pala e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka legjitimin e plotë. Qëndon pretendimi i njërës palë që kreu i PD është Basha, nuk ka qëndruar pretendimi i palës tjetër në kuadrin ligjor. Pra në vlerësimin tim, zoti Lulzim Basha, ose personat e autorizuar kanë të drejtë për t'u regjistruar si subjekt, por në vlerësimin tim duhet që ky autorizim duhet të jetë i qartë dhe i plotë. Përveç paqartësisë, dokumentacioni ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha.

ilirjan celibashi kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll