Politike

Vijon debati në KQZ/ Sefa: Po e fusni procesin në ngërç, veproni si KAS. Celibashi: Nuk më duhet fare çfarë bën një tjetër organ

Ndërsa kryetari i KQZ-së tha se nuk shikon procedurat që ndiqen nga organet e tjera, por ecën me parimin ligjor. 

14 Mars 2023, 16:50 Nga F.M
Vijon debati në KQZ/ Sefa: Po e fusni procesin në ngërç,
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se ka futur në ngërç procesin e resgjitrimit të PD-së në zgjedhjet lokale. I pranishëm në mbledhjen e \KQZ-së, Sefa tha se Celibashi bën retorikë, në një kohë kur PD rrezikon të mbetesh jashtë lokaleve. Ai shtoi se Celibashi duhet të vprojë si KAS, që doli me dy vendime të veçanta. Ndërsa kryetari i KQZ-së tha se nuk shikon procedurat që ndiqen nga organet e tjera, por ecën me parimin ligjor. 

Pjesë nga debati mes tyre: 

Indrit Sefa: Po e fusni procesin në ngërç. Kjo është retorikë

Ilirjan Celibashi: Kush e përfaqëson PD-në

Indrit Sefa: Atë e dinë dokumentet që keni aty

Ilirjan Celibashi: Këtë po bëj

Indrit Sefa: Nëse ju mendoni se unë nuk e përfaqësoj, dilni me vendim të veçantë dhe thoni që nuk e përfaqësoj dhe mos më ligjitimoni. Mos merrni të gjitha palët në shqyrtim seose u hapni rrugë të gjitha ankimimeve në etapa. Po të marr shembullin e KAS që në kundërshtim nga ju doli me dy vendime të veçanta

Ilirjan Celibashi: Nuk më duhet fare çfarë bën një tjetër organ. KAS doli me dy vendime sepse kishte dy ankimime

Indrit Sefa: Siç keni dhe ju

Ilirjan Celibashi: Jo unë kam dy kërkesa. KAS nuk ka kërkesë për regjistrimin e një partie politike. 

ilirjan celibashi kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll