Politike

"Po bën autogol"/ PLAS KEQ në KQZ, Celibashi-Sefës: Tani do e marrësh vesh kush është PD-ja e vërtetë

Celibashi tha se PD-ja e vërtetë do të kuptohet në momentin që të dalë vendimi nga KQZ-ja. 

14 Mars 2023, 16:44 Nga F.M
"Po bën autogol"/ PLAS KEQ në KQZ, Celibashi-Sefës:
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Plas debati në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryekomisioner Ilirjan Celibashi ka debatuar me përfaqësuesin ligjor Indrit Sefa. Ky i fundit kërkoi me ngul që kërkesa e depozituar prej tij dhe ajo e depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, të ndahen. Por, Celibashi tha se PD-ja e vërtetë do të kuptohet në momentin që të dalë vendimi nga KQZ-ja. 

Pjesë nga debati mes tyre: 

Indrit Sefa: Mund të më përcaktoni pak datën e kërkesës që po shqyrtohet

Ilirjan Celibashi: E kemi bërë këtë diskutim, po i bëni autogol vetes.

Indrit Sefa: Zoti komisioner, autogolin ma lini mua. Dua numerin e protokollit të kërkesës që po shqyrtohet në këtë moment dhe datën e depozitimit.

Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së si subjekt zgjedhor. Këtë kërkesë e kanë bërë dy palë. Ne vlerëojmë legjitimitetin e të dyja palëve. Me vendim vendosim regjistrimin apo jo të një partie.

Indrit Sefa: Kam bërë kërkesë më 6 mars me numër protokolli. Çdo individ tjetër të bëjë kërkesë veçmas dhe të shqyrtohet veçmas. Me këtë logjikë unë vij dhe kërkoj regjistrimin e Partisë Socialiste dhe e mbaj Partinë Socialiste peng gjithë jetën. Më tregoni numrin e kërkesës. Kushdo ka të drejtë të pretendojë këtë dojë, unë ju kërkoj të shqyrtoni kërkesën e PD-së për regjistrimin në zgjedhje. Ku e dini që është PD

Ilirjan Celibashi: Nuk e di, tani do ta marrësh vesh

Indrit Sefa: Merre veç, po i jep të drejtë palës tjetër që të çojë çdo gjë në gjykatë. Me atë logjikë që thoni ju, të gjitha partitë do të dilnin me një vendim.

ilirjan celibashi indrit sefa kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll