Politike

KQZ la PD-në jashtë zgjedhje lokale, Sefa: Ky vend qeveriset prej 30 vitesh nga disa politikanë, Celibashi po u shërben atyre

I pyetur nëse e kishte fjalën për kryedemokratin Sali Berisha apo kryeministrin Edi Rama, Sefa tha se këtë gjë e dinte vetëm Celibashi.

14 Mars 2023, 17:14 Nga F.M
KQZ la PD-në jashtë zgjedhje lokale, Sefa: Ky vend qeveriset prej 30
Indrit Sefa

TIRANË- Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po u shërben palëve politike duke lënë Partinë Demokratike të paregjistruar në zgjedhje. Në një prononcim për mediat, Sefa tha se Celibashi është produkt i atyre politikanëve që e drejtojnë vendin prej 30 vitesh. I pyetur nëse e kishte fjalën për kryedemokratin Sali Berisha apo kryeministrin Edi Rama, Sefa tha se këtë gjë e dinte vetëm Celibashi.

Pjesë nga prononcimi: 

Indrit Sefa: Një pjesë e politikës janë 30 vite që qeverisin bashkë, edhe komisioneri është produkt i kësaj politke.

I Berishës apo Ramës?

Indrit Sefa: Atë e di fare mirë komisioneri, ai e di shumë mirë se kujt i shërben. Komisioneri la vetes dhe PD-së 48 orë afat që të plotësonte të metat. Iu bë e qartë që nuk do të plotësohej asgjë, ndaj në atë moment që në atë ditë, Komisioneri duhet të zhvillonte mbledhjen dhe të jepte vendimin. Nuk e ka bërë, fakti tjetër, që siç ishte edhe në seancë dëgjimore, që kërkesa duhet t'i veçonte, në mënyrë ektra ligjore dhe të cucditshme bën dy kërkesa bashkë. Dhe në rast se ne do të kishim të drejtë të regjistroheshim, pala tjetër do të ankohej. Kjo është kundër PD.

indrit sef ilirjan celibashi asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll