Veizaj heq dorë nga posti i deputetit: Vala e përjashtimeve ishte e tepërt, s'po merr fund përçarja në PD. Mandati i kalon Ademajt
Përjashtimet nga PD, janë një nga arsyet që mesa duket ka bërë Veizajn të marrë këtë vendim.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Vlorë, Fation Veizaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Përmes një postimi të gjatë, të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Veizaj thotë se Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. Ai vë theksin tek lidershipi dhe deputetët, që sipas tij nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese. Përjashtimet nga PD, janë një nga arsyet që mesa duket ka bërë Veizajn të marrë këtë vendim.
'Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës. Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.'- thekson Veizaj, duke shtuar se detyrën si opozitar do të vazhdojë ta kryejë me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës.
Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. Nëse dhe ky nuk e pranon, sipas radhës i kalon Jolio Dines. Ademaj ka qenë më parë Drejtor i minierës së Selenicës dhe ishte përfaqësues i PDIU në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.
POSTIMI I PLOTË:
Të nderuar miq, Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese. Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.
Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve. Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.
Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.
Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale! Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!
Çfarë po ndodh me përjashtime në PD?
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës.
Sondazh
PD kallëzon drejtoreshën e Kopshti Nr.9 në Elbasan: Mbledh karta ID të punonjësve për PS
Valbona Lala ELBASAN- Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Valbona Lalën, drejtoreshën e kopshtit nr.9 në qytetin e Elbasanit. N&e...
Kamerat si në Big Brother/ Berisha: Dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në Shkodër
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kamerat e vendosura në rrugët dhe sheshet e Shkodrës. Gjatë nj&e...
"Kapini, ndalini"/ Shqipëria notë proteste për gjuhën e ministrit britanik, ambasadori King-Smith merr letrën zyrtare, MEPJ: Stop urrejtjes e diskriminimit!
Ambasadori King-Smith TIRANË- Ambasadori King-Smith ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme, ku dhe do t’i jepet nota e protestë...
'U vra se do fliste', Berisha: Qeveria po tenton të mbulojë vdekjen e Enver Sheshit
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se administrator i kompanisë ‘Leli-17’ s...
Avokati i Popullit/ Balla: S'është ekskluzivtet i Opozitës, u japim votat në këmbim të kalimit të Amnistisë Fiskale (PAZARI)
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së...
Rama kritikoi Xhaçkën? Balla: Aspak e vërtetë, ministrja ka prezencë të rregullt, mos u merrni me thashetheme
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar që kryeministri Edi Rama të ketë...
Reformë Kuvendit! Balla: Ligji për Komisionet duhet riparë, është i vjetër, dialog me Opozitën për amnistinë fiskale
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë p&e...
Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm Arlind Gjokutaj, Balla: S'kam komente, lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nuk ka preferuar të japë asnjë koment n&e...
Mbledhja me socialistët, Balla tregon çfarë ndodhi: Këshilla për ata që u bëjnë mirë! Deputetët të zbresin në terren
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla është shprehur se kryeministri Edi Rama i...
Spiropali me performancë të shkëlqyer, Xhaçka me 'kryq të kuq', zbardhen vlerësimet e Ramës për socialistët
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament, në mbledhjen e...
