Politike

Kamerat si në Big Brother/ Berisha: Dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në Shkodër

Berisha theksoi se mafia po sundon kudo në Shqipëri, duke theksuar se kamerat e vendosura në Shkodër janë nga organizatat kriminale të cilat bashkëpunojnë ngusht me qeverinë.

16 Janar 2023, 12:29 Nga I.A
Kamerat si në Big Brother/ Berisha: Dëshmia më flagrante e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kamerat e vendosura në rrugët dhe sheshet e Shkodrës. Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se mafia po sundon kudo në Shqipëri, duke theksuar se kamerat e vendosura në Shkodër janë nga organizatat kriminale të cilat bashkëpunojnë ngusht me qeverinë.

"Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës. Krimi vendos kudo. Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit. Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera. Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar," tha Berisha.

Ku ishin vendosur kamerat?

21 kamerat ishin të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. Këto rrugë lidhin lagjet Dobraç dhe Kiras, ‘zonat e nxehta’ që kanë qenë kryefjalë e mediave shumë herë për shkak të atentateve të kryera si pasojë e përplasjeve dhe e rivalitetit mes familjeve që jetojnë në to. Në lagjen Kiras banojnë familjet Lici dhe Bilali, ndërsa në lagjen Dobraç familja Bajri. Përplasjet mes palëve kanë sjellë një numër të madh viktimash ndër vite.

sali berisha

Sondazh

Poll