Politike

Rama mbledh drejtorët e policisë, Berisha: Darkë elektorale, në shkelje flagrante të statusit të Policisë së Shtetit

Komenton darkën e kryeministrit.

11 Janar 2023, 21:53 Nga F.M
Rama mbledh drejtorët e policisë, Berisha: Darkë elektorale,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një darkë elektorale atë që po zhvillon kryeministri Edi Rama me drejtorët e policisë në qarqe. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo darkë po zhvillohet në shkelje flagrante të statusit të Policisë së Shtetit.

Reagimi i Berishës: Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.  Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për darkë drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Darka po mbahet te vila qeveritare Nr.31 në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Të pranishëm në këtë darkë informale janë edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë darkë apo se sa do të zgjasë ky takim.

sali berisha edi rama rama me drejtoret e policise

Sondazh

Poll