Mehmet Greca dhe fituesi i Primareve në listë/ Kush janë dëshmitarët që do merren në pyetje për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Arjan Hoxha ka qenë i pranishëm në krimin e rëndë të ndodhur në 21 Prill të vitit 2021 ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin.
TIRANË- Zbardhet lista e plotë me 59 persona që do të dëshmojnë para Gjykatës së Elbasanit për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani. Nga lista e emrave bie në sy mungesa e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në vendin e krimit. Arjan Hoxha është një prej dëshmitarëve që është thirrur për të dëshmuar në seancën e 9 janarit ndaj Arbër Paplekajt. Hoxha, së fundmi ka fituar Primaret për Bashkinë e Kamzës, e në zgjedhjet lokale të 14 majit do të garojë përballë socialistëve. Arjan Hoxha ka qenë i pranishëm në krimin e rëndë të ndodhur në 21 Prill të vitit 2021 ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin.
Po ashtu, në listën e dëshmitarëve ishte dhe Mehmet Greca, i cili akuzohej për vjedhje votash. Edhe pse është akuzuar se po blinte vota për Partinë Socialiste, vetë ai ka deklaruar se pretendimet e tij ishin të pavërteta dhe duke shtuar se ishte marrë peng nga mbështetës të Partisë Demokratike. Për të dëshmuar para Prokurorisë së Elbasanit janë thirrur edhe banorë të zonës, por edhe efektivë të Policisë së Shtetit.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.
Sondazh
Ngritja e Komisionit Hetimor për Becchettin, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD: Nuk janë plotësuar standardet
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një pjese të deputetëve të Grupit Parlamenta...
'Ik se s'kam marrë lekë, nuk merrem me gra unë'/ I fshehu në ferra e më pas u pendua, si i vodhi polici 30 mijë euro (DETAJE)
Foto ilustruese ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për policin e Cërrikut, Geraldo Nela, i akuz...
Avokati kërkon heqjen e gjyqtarit nga çështja, shtyhet gjykimi në Apel për ekstradimin e Faruk Ozer
Faruk Fatih Ozer TIRANË- Seanca në Apel për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Thodex, Faruk Fatih Ozer ësht&e...
Plagosje me dashje dhe dhunë, arrestohen 4 persona në Tiranë
policia TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nj&e...
Zhduket 22-vjeçarja nga Tirana, burri në polici: Iku nga shtëpia e prindërve e s'u kthye më
Policia e Tiranës TIRANË- Një 22-vjeçare është zhdukur pa gjurmë dhe familja e saj e kërkon. Në njoftimin zy...
EMRAT-E PLOTË/ "Janë ekip sportiv", do kalonin 16 të mitur drejt Italisë, arrestohen 10 anëtarë të grupit të trafikantëve nga Kosova
Paratë e sekuestruara DURRËS- 10 persona nga Kosova janë vënë në pranga pasi kanë tentuar të trafikojnë 16 t&e...
Tensionet në veri të Kosovës/ Po zhvillonte lidhje direkte, sulmohet gazetarja në Mitrovicë (VIDEO)
Leonita Bajrami KOSOVË- Gazetarja Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje di...
100 ditët e Rrumbullakut, asnjë nga ngjarjet e bujshme kriminale nuk u zbardh. Ku 'humbi' porosia e Ramës?
Muhamet Rrumbullaku Ndër detyrat kryesore që iu dha drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku gjatë...
Sherr te ‘Rruga e Salës’, vajza e zyrtarit zihet me shuplaka me një djalë, kryeplaku në polici: Arrestojeni se qëlloi time bijë
Rruga e Salës (Mustafa Matohiti) TIRANË- Vajza e kryeplakut të fshatit Bërxullë, Muharrem Plaku është konfliktuar me nj&...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nis shqyrtimi gjyqësor, Prokuroria kërkon thirrjen e 59 dëshmitarëve, mes tyre Hoxha dhe Greca
Pjerin Xhuvani ELBASAN- Procesi për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, disa ditë para zgjedhjeve elektorale të prillit 2021, sot hyri në...
