27 Dhjetor 2022, 16:59
Nga F.M
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një pjese të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen e biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Në arsyetimin e dhënë nga Gjykata, bëhet me dije se kërkesa është rrëzuar pasi nuk janë plotësuar standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit, por pa sqaruar konkretisht se çfarë. Kërkesa është rrëzuar me shumicë votash.
“Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,”- thuhet në vendim.
PD kishte 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese; Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Beçhetti. Po ashtu, PD kërkonte të hetonte veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhettin për pastrim parash.
Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Ndërkohë që në Shqipëri, biznesmeni italian Francesco Beçhetti është shpallur fajtor për katër akuza nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 17 vite burg. Ai u shpall fajtor për: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Vendimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese, sot në datën 27.12.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e katërta e deputetëve), anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me objekt: “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Beçhetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.”.
Gjykata vlerësoi se:
- Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues.
- Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor.
- Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.
Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77, 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Rrëzimin e kërkesës.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
francesco becchetti gjykata kushtetuese
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:28
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për policin e Cërrikut, Geraldo Nela, i akuz...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:33
I.A
Faruk Fatih Ozer
TIRANË- Seanca në Apel për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Thodex, Faruk Fatih Ozer ësht&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:05
I.A
policia
TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nj&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 16:04
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 22-vjeçare është zhdukur pa gjurmë dhe familja e saj e kërkon. Në njoftimin zy...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:57
F.M
Paratë e sekuestruara
DURRËS- 10 persona nga Kosova janë vënë në pranga pasi kanë tentuar të trafikojnë 16 t&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:00
I.A
Leonita Bajrami
KOSOVË- Gazetarja Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje di...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:34
k.m.
Muhamet Rrumbullaku
Ndër detyrat kryesore që iu dha drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku gjatë...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:34
F.M
Rruga e Salës (Mustafa Matohiti)
TIRANË- Vajza e kryeplakut të fshatit Bërxullë, Muharrem Plaku është konfliktuar me nj&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:25
k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Procesi për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, disa ditë para zgjedhjeve elektorale të prillit 2021, sot hyri në...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:20
k.m.
Foto ilustruese
Fermerët që prodhojnë vaji ulliri do të vazhdojnë të jenë në kërkim të tregut përsa ...