Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nis shqyrtimi gjyqësor, Prokuroria kërkon thirrjen e 59 dëshmitarëve, mes tyre Hoxha dhe Greca

Prokuroria e Elbasanit kërkoi thirrjen në proces të 59 dëshmitarëve dhe të të pandehurit për vrasjen, Arbër Paplekaj.

27 Dhjetor 2022, 15:25 Nga k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nis shqyrtimi gjyqësor,  Prokuroria kërkon
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Procesi për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, disa ditë para zgjedhjeve elektorale të prillit 2021, sot hyri në fazën e shqyrtimit gjyqësor. Jashtë gjykatës për media, avokatja Rezarta Tahiraj, e cila përfaqëson të afërmit e viktimës, tha: Jam shumë e kënaqur që trupi gjykues vendosi të aprovojë kërkesën time për t’u krijuar si palë civile edhe bashkëshortja e viktimës. Në këtë betejë, në të cilën përfaqësoj të drejtat e familjarëve të viktimës është e nevojshme që të verifikohet e vërteta në çdo aspekt të saj sepse vetëm kështu mund të bëhet drejtësi e vërtetë.

Mbrojtjen e saj, avokatja Tahiraj përfundoi duke pohuar në këtë proces do të duhet të vlerësohet përgjegjësia e shumë policëve që ishin të pranishëm në vrasje dhe nuk ndaluan një vrasje, që të mos ishte vrarë. Po ashtu, gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Elbasanit kërkoi thirrjen në proces të 59 dëshmitarëve dhe të të pandehurit për vrasjen, Arbër Paplekaj.

Mes emrave të thirrur për dëshmi, mungon Gazment Bardhi, i cili ishte dhe një ndër ideatorët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës. Por do të merren në pyetje, Arjan Hoxha është një prej dëshmitarëve që është thirrur për të dëshmuar në seancën e 9 janarit ndaj Arbër Paplekajt, i cili është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Bashkinë Kamëz. I thirrur është edhe Mehmet Greca, i cili u akuzua se po blinte vota për PS-në në zonën ku edhe ndodhej dega e PD për Elbasan, gjë që më pas shkaktoi edhe përplasjen me armë që solli vdekjen e mjekut. Ndërsa nga ana tjetër, Greca nga ana tjetër i ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij duke deklaruar se ishin të pavërteta dhe duke shtuar se ishte marrë peng nga mbështetës të Partisë Demokratike.

LISTA E DËSHMITARËVE

Arjan Xhavit Hoxha; Erjon Ramadan Demushi; Nuredin Jakup Kasma; Roland Hajdar Xhepa; Julian Njazi Mata; Taulant Tonin Ymeri; Erald Naim Guga; Pavlo Fran Vuksani; Emiljan Ernest Prenga; Mehmet Eduart Greca; Paolo Zamir Tupi; Ergys Hilmi Muzhaqi; Renaldo Atlet Bodeci; Erion Luftier Ismaili; Dashamir Agim Llamaj; Kreshnik Thimi Gjecka; Mentor Limon Sopjani; Ymer Halit Xhaferri; Ilir Thanas Beko; Erlin Petraq Roci; Indrit Asqeri Kalemaj; Kristian Faik Kotorri; Ledio Maqo Pine; Bajram Ibrahim Duja; Bashkim Xhemal Shata; Nazmi Sulejman Tanushi; Gentjan Muhamet Nuredini; Fatmir Safet Murati; Denis Lirim Berisha; Nentore Zenel Xhika; Aleksandër Kujtim Bragjeci; Rrapush Kamer Skilja; Krenar Zenel Guce; Aldion Agim Panxhi; Suela Apostol Vishocica; Marsel Agron Rroka; Mario Petrit Cela; Fatmir Lutfi Doci; Jurgen Xhavit Likrama; Ervis Agim Likrama; Erist Mustafa Selami; Olsian Hajdar Pusha; Nikoleta Llazar Kallajxhiu; Klajdi Ylli Beqiri; Anxhi Bashkim Muca; Ruzhdi Haxhi Balla; Santiliano Kujtim Xhika; Roland Sotir Mile; Ferdinant Selim Sharra; Arben Fatmir Drazeza; Klodian Enver Cuku; Orges Kadri Sinani; Alketa Xhelal Ndreu; Fatjon Refik Kuka; Xhelal Voci; Petrit Njazi Kallo; Mentor Refik Peqini; Luan Muharrem Tabaku; Riza Zenel Mujaj; Miles Selim Kurti; Xhensila Arjan Sota; Donald Zane Zane; Eltjon Fatos Bodinaku; Fatmir Safet Murati; Gentian Sharra Klement Xhaferir’; Marsel Xhevat Musaj; Klevis Pirro Jani; Klajdi Ylli Beqiri.

Seanca e ardhshme është caktuar për në 9 janar.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri. 

pjerin xhuvani elbasan

Sondazh

Poll