27 Dhjetor 2022, 15:34
Nga k.m.
Muhamet Rrumbullaku
Ndër detyrat kryesore që iu dha drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku gjatë marrjes së detyrës ishte gjetja e një përgjigje definitive për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kur afati 100 ditësh përfundoi policia me urdhër të SPAK zhvilloi një operacion me bujë në Fush Kuqe ku sekuestroi brenda koshereve të bletëve të vendosura pranë shtëpisë të Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij armë qindra municione dhe sende të paligjshme për të cilat nuk ka asnjë të arrestuar dhe këto nuk dhanë asnjë përgjigje apo indicie për fatin e Martinajt.
Pavarësisht se hetimi është ekskluzivitet i Prokurorisë e cila vepron e pavarur nga politika kryeministri Rama i vuri ultimatum policisë për këtë ngjarje që mesa duket nuk u arrit të zbardhet në këtë 100 ditësh pavarësisht se gjithmonë është thënë se po hetohet.
“Ju kam bërë me dije se kemi struktura që po ndjekin rastin. Jemi në ecuri të procesit, qartë? Jemi në krye të detyrave të deleguara nga prokurori, po punohet me grupe miks”, tha Rrumbullaku.
Një tjetër detyrë e lënë për Rrumbullakun ishte reformimi i policisë dhe nxjerrja nga udhëkryqi. Në kuadër të këtij dead-line kreu i policisë ndriti një strukturë të quajtur Këshilli i Emërtesës i cili bëri rreth 25 emërime drejtuesish policie duke i prezantuar si impulse të reja por që në fakt ishin të njëjtët emra që nderuan vetëm institucionet ku drejtonin.
Në listën e gjatë kishte vetëm 3 përjashtime ku dy drejtues shkuan në Akademinë e policisë për të dhënë mësim dhe një prej tyre u rikthye në detyrë.
Kryeministri pati kritikua në prezantimin e drejtorit të ri të policisë për Policinë Kriminale dhe atë të Krimit Ekonomik duke i cilësuar si më të dështuarat në strukturën e Policisë së Shtetit por në këtë 100 ditësh të parë asgjë nga këto struktura nuk ndryshoi.
Kryeministri kërkoi që policia rrugore të mos dilte me patrulla më në rrugë për të ndëshkuar qytetarët por me pajisje inteligjente por as kjo porosi e tij duket se nuk është reflektuar në këtë 100 ditësh. Dhe situate e rendit në këtë 100 ditësh ka qenë në të njëjtën trajektore dhe që prej shtatorit kur drejtimin e policisë e ka marrë Muhamet Rrumbullaku në vend janë shënuar 4 vrasje dhe një grabitje me dhunë me pasojë vdekjen./TopChannel
muhamet rrumbullaku
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:34
F.M
Rruga e Salës (Mustafa Matohiti)
TIRANË- Vajza e kryeplakut të fshatit Bërxullë, Muharrem Plaku është konfliktuar me nj&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:25
k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Procesi për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, disa ditë para zgjedhjeve elektorale të prillit 2021, sot hyri në...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:20
k.m.
Foto ilustruese
Fermerët që prodhojnë vaji ulliri do të vazhdojnë të jenë në kërkim të tregut përsa ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 15:03
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit ka rikthyer trafikun në pjesën më të madhe të akseve r...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 14:55
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania, besohet se ka vdekur pasi ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 14:27
F.M
Përdhunim
GREQI- Një 15-vjeçar shqiptar që akuzohet për përdhunimin në grup të një 15-vjeçari në...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 14:05
F.M
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se qeveria ka miratuar një strategji ndërsektoriale për të m...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 13:44
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 66-vjeçar, i identifikuar ai Agim Cili është arrestuar në Lushnje, pasi ka goditur me thik...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 13:43
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shtëpia e prindërve është kthyer në një mollë sherri midis dy vëllezërve, të...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 13:09
k.m.
Banesa e Ervis Martinajt
TIRANË- Një paralajmërim ka ndodhur në momentin kur po zhvillohej operacioni i Forcave të Ndërh...