Aktualitet

Avokati kërkon heqjen e gjyqtarit nga çështja, shtyhet gjykimi në Apel për ekstradimin e Faruk Ozer

Mësohet se shkak për shtyrjen e Ozer është bërë avokati i bosit turk, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të vetëm të çështjes Valbon Çekrezit.

27 Dhjetor 2022, 16:33 Nga I.A
Avokati kërkon heqjen e gjyqtarit nga çështja, shtyhet gjykimi
Faruk Fatih Ozer

TIRANË- Seanca në Apel për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Thodex, Faruk Fatih Ozer është shtyrë sërish. Mësohet se shkak për shtyrjen e Ozer është bërë avokati i bosit turk, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të vetëm të çështjes Valbon Çekrezit. Kjo pasi seancën e kaluar gjyqtari vendosi të gjobisë avokatin mbrojtës të Ozer për zvarritje të procesit gjyqësor dhe të kërkojë caktimin e një avokati kryesisht për mbrojtjen e shtetasit turk.

Faruk Fatih Ozer ka ankimuar në Apelin e Durrësit vendimin e gjykatës së Elbasanit për ekstradimin e tij drejt Turqisë. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan i ka dhënë 'OK' ekstradimit të Ozerit në Turqi, por ky vendim u ankimua me argumentin se bossit të kriptomonedhave i rrezikohet jeta në vendin që e kërkon për mashtrim. Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti në jug të Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Ozer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg për 3 krime. 

faruk fatih ozer

Sondazh

Poll