Aktualitet

Plagosje me dashje dhe dhunë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Mësohet se një 34-vjeçar u arrestua pasi goditi me celular një grua. Një tjëtër u arrestua pasi theu masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi'.

27 Dhjetor 2022, 16:05 Nga I.A
Plagosje me dashje dhe dhunë, arrestohen 4 persona në Tiranë
policia

TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 34-vjeçar u arrestua pasi goditi me celular një grua. Një tjëtër u arrestua pasi theu masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi'. Po ashtu dy persona të tjetër u arrestuan për plagosje me dashje si dhe drehtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Ali Demi", ka goditur një shtetase, me aparat celular. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. L., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Z. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Q. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohen 4 persona ne tirane

Sondazh

Poll