Aktualitet

Zhduket 22-vjeçarja nga Tirana, burri në polici: Iku nga shtëpia e prindërve e s'u kthye më

L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më.

27 Dhjetor 2022, 16:04 Nga F.M
Zhduket 22-vjeçarja nga Tirana, burri në polici: Iku nga
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 22-vjeçare është zhdukur pa gjurmë dhe familja e saj e kërkon. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se e reja me inicialet L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i 22-vjeçares, E. Z., 32 vjeç. 

Njoftimi:

Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

policia e tiranes zhduket 22 vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll