Aktualitet

Tensionet në veri të Kosovës/ Po zhvillonte lidhje direkte, sulmohet gazetarja në Mitrovicë (VIDEO)

Gazetarja e Top Channel, teksa ajo po shpjegonte situatën e krijuar në veri të Kosovës, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e sotëm, i është hedhur një kapsoll.

27 Dhjetor 2022, 15:00 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës/ Po zhvillonte lidhje direkte,
Leonita Bajrami

KOSOVË- Gazetarja Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Mitrovica. Gazetarja e Top Channel, teksa ajo po shpjegonte situatën e krijuar në veri të Kosovës, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e sotëm, i është hedhur një kapsoll.

Sapo vuri re prezencën e lëndës plasëse, ajo u largua, por pamjet filluan të transmetoheshin live edhe pas ngjarjes. Së bashku me operatorin, Bajrami u detyrua të largohej nga vend ku ishte vendosur.

Çfarë po ndodh në Kosovë?

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj

leonita bajrami tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll