Aktualitet

Krimi horror për 1 mln lekë, zbardhet dëshmia e Marjeta Karajt: U ndava me Menduh Kurt-Dedën për shkak të konflikteve

Dosja ka mësuar se në momentin e arrestimit, Marjeta Karaj ka pranuar se ka patur lidhje intime me Kurt-Dedën por e ka shkëputur për shkak të konflikteve. 

16 Dhjetor 2022, 11:21 Nga f.g
Krimi horror për 1 mln lekë, zbardhet dëshmia e Marjeta Karajt: U
Marjeta Karaj

TIRANE- Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së Menduh Kurt-Dedës, një krim në bashkëpunim mes Marjeta Karajt, të birit, Besmirit dhe Gazmir Ngotës, kanë dalë edhe dëshmitë e tyre. Dosja ka mësuar se në momentin e arrestimit, Marjeta Karaj ka pranuar se ka patur lidhje intime me Kurt-Dedën por e ka shkëputur për shkak të konflikteve. 

Marjeta Karaj: Për shkak të konflikteve shkëputëm marrëdhënien. 

56-vjeçarja nuk ka pranuar të japë detaje për vrasjen e ish-partnerit të saj, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Ndërsa, i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja. Vrasja u zbardh dje dhe dyshohet se ka ndodhur për një borxh që Kurt-Deda i kishte Marjetës. Ajo bashkë me djalin i kanë kërkuar paratë, të cilat Kurt-Deda nuk ka pranuar t'jua japë. Ata dyshohet se në bashkëpunim me Gazmir Ngotën e kanë rrahur dhe më pas e kanë çuar në Dajt ku e kanëlidhur dhe djegur. /Dosja.al

mendu kurdeda vrasja e menduh kurtdedes marjeta karaj

Sondazh

Poll