Aktualitet

Marshim drejt Ambasadës Serbe në Tiranë, qytetarët: Ndaloni racizmin serb në Mitrovicë

Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për të ndaluar racizmin serb ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. 

16 Dhjetor 2022, 11:16 Nga a.l
Marshim drejt Ambasadës Serbe në Tiranë, qytetarët: Ndaloni
Marshimi

TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për të ndaluar racizmin serb ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. 

"Nuk mjaftoi përdhunimi dhe dhunimi i mbi 21 mijë grave dhe nënave. Serbia vazhdon të luajë lojën e sulmit. Kemi në 23 vite trupat që i kërkojmë dhe nuk gjenden", tha një aktivist. 

Mos heshtni, bashkohuni në emër të paqes dhe dinjitetit për t’i treguar jo vetëm Serbisë dhe çdo komuniteti, që shqiptarët kanë qenë, janë dhe do jenë në trojet e tyre për aq kohë sa do ketë shqiptarë”, thanë aktivistët.

Bashkohuni ne emër të paqes për t’i treguar shovinistëve se ne kemi qenë dhe do jemi këtu”, thanë ata.

Ditët e fundit ka pasur tensione të shtuara në veri të Mitrovicës dhe kjo u shoqërua me vendosje të barrikadave në rrugë, akte këto që u panë me shqetësim dhe nga ndërkombëtarët.

marshim te ambasada serbe ne tirane

Sondazh

Poll