Politike

'Do gjej punë tjetër...'/ Paralajmërimi i Braçes për largim nga PS, Rama-gazetarëve: Hani...një lugë mjaltë, pastaj flisni për të!

Edi Rama iu kthye gazetarëve, duke i kërkuar me ironi që të "hanin" mjaltë para se të flisnin për institucionin e PS-së, Erion Braçe.

1 Dhjetor 2022, 13:22 Nga k.m.
'Do gjej punë tjetër...'/ Paralajmërimi i Braçes
Edi Rama

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama largimi i Erion Braçes nga Partia Socialiste është diçka e pamundur. Duke e cilësuar si institucion në Partinë Socialiste, Edi Rama iu kthye gazetarëve, duke i kërkuar me ironi që të "hanin" mjaltë para se të flisnin për të, apo dhe në emër të tij. 

"Është institucion në PS dhe është në të drejtën e tij që të thotë çfarë i do e bardha zemër se e ka zemrën e bardhë. Ua kam thënë edhe kolegëve tuaj që para se të flisni për Erion Braçen hani një lugë mjaltë,"-tha në fjalën e tij numri një i qeverisë.

Dje, në dy postime të njëpasnjëshme, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe thekosn se ka ardhur koha që të gjejë një ‘punë tjetër’. Amendamenti i tij gjeti mbështetje dhe tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan. Pro amendamentit kanë votuar vetëm deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi. Në fund shumica e votoi kundër dhe kjo gjë solli ‘revoltën’ e Braçes në rrjetet sociale. Në postimin e dytë u zgjat pak më shumë, Braçe ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin gjë që sipas tij reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

edi rama vkm 1 dhjetor 2022 erion brace

Sondazh

Poll