Politike

'Kanë të drejtë të bëjnë viktimën'/ Shembja te Prestige Resort, Rama: Ka dhe 15 vendime konfiskimi, përfshirë dhe oligarkë

Rama u shpreh i bindur se institucionet shqiptare nuk godasin ndërtimet me leje sikur janë pa leje.

1 Dhjetor 2022, 13:15 Nga A.B
'Kanë të drejtë të bëjnë viktimën'/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për shembjen në 'Prestige Resort'. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u shpreh i bindur se institucionet shqiptare nuk godasin ndërtimet me leje sikur janë pa leje. Po ashtu, ai shtoi se janë ende dhe 15 vendime të tjera konfiskimi që do kryhen në ditët në vijim.

'E kam thënë dhe në raste të tjera, me shumë korrektesë i jam përgjigjur dhe vazhdoj, unë nuk jam polic dhe inspektor, detyrat janë të ndara,nuk ekziston një shans që institucionet të godasin si pa leje ndërtimet që janë me leje. Kur e kam nisur këtë proces shumë kush ka qeshur, ndërkohë që është shumë proces serioz, në shenjë respekti ndaj pronës. Kemi bërë shumë në këtë drejtim, ka ardhur momenti për ti vënë kapakun kësaj historie. Janë 15 vendime konfiskimi, janë për një numër të konsiderueshëm të atyre që quhen oligarkë, por po të ishin të lidhur me qeverinë nuk do u shembeshin. Ka ndërtime që janë pa leje e që janë pjesërisht me leje por që kanë abuzuar duke shtuar. Ligji është shumë i qartë kush abuzon deri në 10% i merret ajo pjesë, kush abuzon më shumë i merret e gjitha.  është një proces që vazhdon, do të shikoni të tjera nëse do dalin. I vë kapak, nuk bën dot më kush të fortin. Secili është në të drejtën e vet që të bëjë viktimën, këtu është ligji dhe vetëm ligji, për ti shkuar në fund një beteje kur ju ishit akoma të vegjël. '- tha Rama.

edi rama vkm 1 dhjetor 2022

Sondazh

Poll