Politike

Presidenti gjerman: Shqipëria, model i besnikërisë ndaj vlerave evropiane për shumë njerëz në Evropë dhe Gjermani

Steinemeier tha se orientimi ynë drejt Evropës është i palëkundur. 

1 Dhjetor 2022, 12:48 Nga f.g
Presidenti gjerman: Shqipëria, model i besnikërisë ndaj vlerave
Frank Walter Steinmeier

TIRANE- Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha sot se Shqipëria është një model pë shumë njerëz në Evropë dhe vendin e tij. Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë ku mbajti një fjalim në foltore përpara deputetëve, Steinemeier tha se orientimi ynë drejt Evropës është i palëkundur. 

“Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë drejt Bashkimit Europian dhe ankorimit të palëkundur në NATO. Qëndrueshmëria juaj, pozicionimi juaj në krah të vlerave tona europiane dhe transatlantike më emocionojnë dhe ju mund të jeni model për shumë njerëz kudo në Evropë edhe në vendin tim. Zonja dhe zotërinj ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa ky rrugëtim të përmbyllet në mënyrë të suksesshme me pranimin në Bashkimin Europian,” –tha presidenti gjerman.

Vizita dyditore e presidentit gjerman nisi dje dhe vjen për herë të parë pas 27 vitesh që një kryetar i shtetit gjerman viziton Shqipërinë./Dosja.al

frank walter steinmeier

Sondazh

Poll