Politike

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama: S'ka ditë pushimi, është lajm i rremë. Masat e sigurisë nuk negociohen

Edi Rama tha se masat e sigurisë nuk do të negociohen më askënd. 

1 Dhjetor 2022, 13:08 Nga k.m.
Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama: S'ka ditë pushimi,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin se dita 6 dhjetor është ditë pushimi për administratën, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se masat e sigurisë nuk do të negociohen më askënd. 

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, ishte e nevojshme dita e pushimit?

Rama: Nuk ka asnjë ditë pushimi. Është lajm i rremë. Puna do vazhdojë normalisht, masa e sigurisë nuk do të negociohej me askënd. Masat e sigurisë janë të vendosura nga këshilli europian. Kudo kanë masa standarde, forcat tona punojnë edhe me organizatorët e samitit. 

edi rama vkm 1 dhjetor 2022

Sondazh

Poll