Politike

Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit? Begajn vihet në siklet në prani të Presidentit gjerman

Begaj u pyet nëse do t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të mbajë një qëndrim sa i takon Ballkanit të Hapur ku pjesë e saj është edhe Serbia, nisur nga zhvillimet e fundit.

1 Dhjetor 2022, 12:54 Nga A.B
Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit? Begajn vihet në siklet në
Bajram Begaj dhe Steinmeier

TIRANË- Gjatë konferencës së përbashkët me homologun gjerman, Presidenti Bajram Begaj u pyet lidhur me Procesin e Berlinit, dhe nëse ka një këshillë për qeverinë shqiptare sa i takon Ballkanit të Hapur, duke qenë se në këtë të fundit Kosova nuk merr pjesë.

Një pyetje e gazetares lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë, vuri në siklet Presidentin Begaj. Në prani të homologut gjerman, Begaj u pyet nëse do t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të mbajë një qëndrim sa i takon Ballkanit të Hapur ku pjesë e saj është edhe Serbia, nisur nga zhvillimet e fundit.

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe për gjetjen e zgjidhjes është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë pro dialogut. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe marrëveshjet e para tre muajve krijojnë premisa edhe për në të ardhmen dhe nuk është se mund t’i jap ndonjë këshillë qeverisë për Ballkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Fakti që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri tregon se jemi të angazhuar. Nëse do të ketë në fokus lirinë e lëvizjes dhe fokusin ekonomik është i mirëpranuar dhe në këtë aspekt them se çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur.”- u shpreh Begaj,

Homologu i tij gjerman, ndërhyri duke thënë: Unë dëshiroj vetëm të plotësoj. Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm. Çdo kontribut që ul konfliktet është i mirëpritur. Shumë respekt për kolegun tim Lajçak që e ka kthyer në një mision të tij.

bajram begaj frank-walter steinmeier ne tirane

Sondazh

Poll