Politike

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama justifikohet: Sigurinë e duan ndërkombëtarët, ç'idhje ka me Mujin dhe Halilin?

Sipas tij, masat e sigurisë nuk vendosen nga Shqipëria por nga institucionet e tjera ndërkombëtare, megjithatë theksoi se për asnjë moment nuk do të negociohen. 

1 Dhjetor 2022, 13:17 Nga k.m.
Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama justifikohet: Sigurinë e
Sali Berisha

TIRANË- E marta e 6 dhjetorit, do e kthejë Tiranën në një kryeqytet të blinduar. Deklarata u bë nga kreu i qeverisë Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku foli edhe mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti. Sipas tij, masat e sigurisë nuk vendosen nga Shqipëria por nga institucionet e tjera ndërkombëtare, megjithatë theksoi se për asnjë moment nuk do të negociohen. 

“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë cështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie. Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon. Këto historitë e 1912 që vijojnë e tirren, nuk i shmangim dot, por nuk e marrin dot as Shqipërinë e aq më pak këtë samit. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët. Nuk shoh lidhje me Mujin dhe Halilin,” -u shpreh Rama.

sali berisha vkm 1 dhjetor 2022

Sondazh

Poll