Politike

Edi Rama për shembjet e "Prestige Resort": Ligji është shumë i qartë, këto janë masat që merren ndaj shkeljeve

Edi Rama tha se të gjithë duhet që të njihen me ligjin dhe të kuptojnë se ajo që po ndodh sot është thjesht një porej masave që është marrë nga qeveria.

1 Dhjetor 2022, 13:11 Nga k.m.
Edi Rama për shembjet e "Prestige Resort": Ligji është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet e "Prestige Resort". Ndërsa sot u pyet nga gazetarja e BIRN për veprimin me dy standarde të qeverisë, Rama tha se të gjithë duhet që të njihen me ligjin dhe të kuptojnë se ajo që po ndodh sot është thjesht një porej masave që është marrë nga qeveria.

BIRN: Pse disa ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes si “Prestige Resort” shemben dhe disa të tjera në mes të Tiranës legalizohen apo deklarohen të konfiskuara. A po përdor qeveria dy standarde?

Rama: Oj Zonje është mirë që kur diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, të njihemi me ligjin, procedurat për të mos bërë spekulime, për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Lexoni ligjin, ligji është shumë i qartë. Masat për ndërtimet që behën në shkelje të lejes të ndërtimit me qëllim fitimi, janë të qarta dhe janë në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligji. Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me radhë. Do ju lutesha shumë të lexoni ligjin me shumë vëmendje dhe të mos nxirrni konkluzione mbi premisa të gabuara.

edi rama vkm 1 dhjetor 2022

Sondazh

Poll