Politike

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin në GJK, kryedemokrati mbledh dyfishin e firmave

Berisha ka mbledhur firmat e 28 deputetëve. Ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt, firmën e 14 deputetëve të PD. Në listë mungonte firma e Alibeajt.

18 Nëntor 2022, 11:21 Nga A.B
Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin
Sali Berisha, Olta Xhacka, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ditën e sotme dy padi të ndryshme, nga Partia Demokratike për mandatin e ministres Olta Xhaçka. Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi raportin e opozitës të dalë nga Këshilli i Rregullores për Mandatet dhe Imunitetin, që kërkonte heqjen e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Mëngjesin e sotëm,deputetët e PD që mbështesin kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe nga Grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj, dorëzuan padi në GJK.

Padia e grupit të Berishës u dorëzua në Gjykatë nga deputeti Agron Shehaj. Kjo padi, ka mbledhur firmat e 28 deputetëve.

EMRAT:

Agron Shehaj

Oerd Bylykbashi

Edmond Spaho

Elda Hoti

Xhelal Mziu

Belind Kellici

Albana Vokshi

Edi Paloka

Luciano Boci

Sali Berisha

Luan Baçi

Lindita Metiaj

Isuf Cela

Kasem Mahmutaj

Gerta Bardeli

Flamur Noka

Bledjon Nallbati

Ina Zhupa

Tritan Shehu

Ervin Salianji

Kreshnik Collaku

Petrit Vasili

Erisa Xhixho

Dashamir Shehi

Monika Kryemadhi

Emilja Koliqi

Ramadan Lika

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin

Ndërsa padia e dytë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili doli dhe në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit, ka mbledhur firmat e vetëm 14 deputetëve. Ajo që vihet re është se në listë mungonte emri i deputetit Enkelejd Alibeaj.

EMRAT:

Gazment Bardhi

Merita Bakiu

Lefter Geshtenja

Zheni Gjergji

Ferdinand Xhaferraj

Arbi Agalliu

Orjola Pampuri

Jorida Tabaku

Saimir Korreshi

Flamur Hoxha

Emilja Koliqi

Ilda Dhori

Dashnor Sula

Seladin Jakupllari

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin

PD është e ndarë ne dy grupe që pas largimit të Lulzim Bashës si kryetar dhe zhvillimeve që ndodhën më pas duke konfirmuar Sali Berishën në krye. 

Ç'ka ndodhur me mandatin e Olta Xhaçkës?

Partia Demokratike pretendon se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik. 

Ishte deputeti i PD-së, Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp, ku denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj. Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. 

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre.

mandati i olta xhackes enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll