Mandati i Olta Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese, Bardhi: GJK që të marrë në shqyrtim sa më shpejt kërkesën
Në një dalje për mediat, Gazmend Bardhi nga Kryesia e Kuvendit, demokrati gjithashtu kërkoi që Kushtetuesja ta gjykonte çështjen sa më shpejt të ishte e mundur.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mocionin e heqjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ditën e djeshme gjatë seancës maraton në Kuvend, maxhoranca votoi raportin e bërë në Këshillin e Mandateve kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të një dite më parë të Kuvendit.
Në një dalje për mediat, Gazmend Bardhi nga Kryesia e Kuvendit, demokrati gjithashtu kërkoi që Kushtetuesja ta gjykonte çështjen sa më shpejt të ishte e mundur.
"Ky refuzim është depozituar sot në mëngjes, me një kërkesë e firmosur nga 1/10 e deputetëve firmëtare. I kërkojmë GJK që të marrë në shqyrtim sa më shpejt kërkesën e depozituar sot në mëngjes,"-tha Bardhi ndër të tjera në fjalën e tij.
Ndërkohë që në dokumentin e depozituar prej tij, kishte vetëm 14 firma, por mungonte ajo e Enkelejd Alibeajt. Nga ana tjetër edhe grupi tjetër i deputetëve të PD-së së udhëhequr nga Sali Berisha ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por me firmën e Agron Shehajt, si një prej denoncuesëve të çështjes së investitorëve strategjikë.
Me 73 vota kundër dhe vetëm 21 pro (të opozitës), Kuvendi i Shqipërisë hodhi poshtë mbrëmjen e djeshme raportin e opozitës për pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
PD depozitoi në Kuvend kërkesën për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas saj, bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria si dhe ka përfituar nga pasuritë shtetërore. Ishte deputeti i PD-së, Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp, ku denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj. Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet.
Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre.
Sondazh
Shehaj dorëzon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mandatin e Xhaçkës: Të merret vendim formal
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ...
13 orë debate në Kuvend/ Me 74 vota pro të maxhorancës, votohen të gjitha projektligjet
Kuvendi TIRANË- Në orët e vona të mesnatës, deputetët e Kuvendit miratuan projektligjet. Pas një seance të gja...
Salianji me Abetare në Kuvend: Si mund që një analfabet si Veliu të bëj Vettingun për punonjësit e Policisë?
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka sjell në Kuvend një fletore pune Abetare për kreun e Agjensisë s&e...
'Tradhëtoi' LSI-në se nuk dogji mandatin, ish-deputetja Ediola Braha merr postin e rëndësishëm
TIRANË- Ediola Braha, ish-deputetja që u fut në Kuvend pasi tradhëtoi Lëvizjen Socialiste për Integrim ka marrë një po...
Debati/ Salianji: Sa policë po japin dorëheqjen? Çuçi: Nuk ka. Balla: Ju s'dini matematikë
TIRANË- Çështja e dorëheqjes së punonjësve të policisë ka sjellë debat në seancën e sotme të...
Salianji 'rikthen' Ervis Martinajn: Mund të jetë vrarë e s'e thoni dot, polici që e shoqëronte ka përmendur emrat e oficerëve të lartë
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka rikthyer në Kuvend dosjen e të shumëkërkuarit Ervis M...
Berisha rrëfen marrëdhënien me Samir Manen e Shefqet Kastratin: Asnjë nder prej meje, sot bëhet kontrabandë nafte
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer marrëdhëniet që ka pasur me biznesmenët e mëdhenj, gjatë...
Largimi i Dumës dhe Rrushajt/ Berisha: Vendime individuale! Kandidimi i Boçit, kreu i PD: Emri më i mirë për bashkinë
Sali Berisha dhe Grida Duma TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për lagimin e ish-deputetëve Grida Dumës ...
Berisha: Më 6 dhjetor nuk do na ndalin as ushtritë e botës
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenare revolucioni më 6 dhjetor, ditën kur dhe do të zhvillohet ...
Pronat, Alibeaj: Kjo skemë është dëshpëruese, ne po i falim 730 milion euro investitorit strategjik
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se skema e dëmshpërblimit të pronarëve mbi pronat ës...
