Politike

Shehaj dorëzon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mandatin e Xhaçkës: Të merret vendim formal

Shehaj deklaron se me votimin e kryer, maxhoranca e shndërroi Parlamentin në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

18 Nëntor 2022, 09:26 Nga A.B
Shehaj dorëzon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mandatin e
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës. Shehaj deklaron se me votimin e kryer, maxhoranca e shndërroi Parlamentin në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

Shehaj thotë se Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike, ndaj kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të marrin një vendim sa më të shpejtë. 28 deputetë kanë firmosur në dokumentin e dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese.

DEKLARATA E SHEHAJT:

Pasi e zvarriti pa fund, një ditë më parë, maxhoranca bllokoi në parlament dërgimin në gjykatën kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë me kushtetutën për mandatin e zonjës Olta Xhaçka. Me këtë votim të turpshëm, maxhoranca e shndërroi Parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj. Ky është një akt shumë i rëndë. E megjithatë, jo surprizë për ne. Sepse në këto 10 vjet, kjo maxhorancë dhe kjo qeveri vetëm këtë kanë bërë. Kanë shfrytëzuar pushtetin për të vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë përdorur kartonët e Parlamentit si mburojë për korrupsionin e tyre.

Por Partia Demokratike është e vendosur që t’i shkojë deri në fund betejës me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme të kësaj qeverie. Ndaj në emër të Partisë Demokratike sapo dorëzova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërise me kushtetutën të mandatit të zonjës Xhaçka. Zonja Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund të jetë edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ndaj i takon Gjykatës Kushtetuese të marrë vendimin formal, të asaj që ligji e dhe Kushtetuta e diktojnë fare qartë.

Padia u dorëzua në Gjykatë nga Agron Shehaj, ndërsa padia e dytë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili doli dhe në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit.

EMRAT E FIRMËTARËVE:

Agron Shehaj,
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Elda Hoti
Xhelal Mziu
Belind Kellici

Albana Vokshi
Edi Paloka
Luciano Boci

Sali Berisha
Luan Bacci
Lindita Metiaj
Isuf Cela
Kasem Mahmutaj
Gerta Bardeli
Flamur Noka
Bledjon Nallbati
Ina Zhupa

Shehaj dorëzon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mandatin e

Me 73 vota kundër dhe vetëm 21 pro (të opozitës), Kuvendi i Shqipërisë hodhi poshtë mbrëmjen e djeshme raportin e opozitës për pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

PD depozitoi në Kuvend kërkesën për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas saj, bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria si dhe ka përfituar nga pasuritë shtetërore. Ishte deputeti i PD-së, Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp, ku denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj. Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. 

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre.

agron shehaj olta xhacka mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll