Politike

Porti i Durrësit, Ilir Meta "nxjerr zbuluar" Ramën: Gënjeshtra nuk zgjati një ditë! 

Edi Rama iu referua një projekti të quajtur “Manhatani i Zagrebit” në vitin 2019, të kompanisë “Eagle Hills and Real Estate Development” e investitorit Alabbar, por nuk zgjati shumë dhe u zbulua se projekti nuk kaloi kurrë.

18 Nëntor 2022, 09:50 Nga k.m.
Porti i Durrësit, Ilir Meta "nxjerr zbuluar"
Ilir Meta

TIRANË- Dje, kryeministri Edi Rama, i vënë prej javësh përballë akuzave se po fal portin e Durrësit për të ndërtuar një resort turistik, publikoi një artikull të BIRN, duke u përpjekur që të bënte një paralelizëm mes një projekti të anuluar në Kroaci, të po të njëjtës firmë dhe po të njëjtit investitor, Mohamad Alabaaar. Rama iu referua një projekti të quajtur “Manhatani i Zagrebit” në vitin 2019, të kompanisë “Eagle Hills and Real Estate Development” e investitorit Alabbar, por nuk zgjati shumë dhe u zbulua se projekti nuk kaloi kurrë sepse qytetarët e Zagrebit protestuan ashpër dhe një vit më pas, në tetor 2020, u hoq dorë.

"Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!,"-shkruan Ilir Meta. 

Porti i Durrësit, Ilir Meta "nxjerr zbuluar"

Ndërkohë që pas përgënjeshtrimit të lajmit, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim. E ka ditur që projekti është anuluar, apo thjesht ia kanë sugjeruar që ta nxjerrë si artikull pa kontrolluar asgjë vetë. Duke qenë se dha një shembull sesi ndodh në Kroaci, nuk dihet a do e lejojë në Shqipëri anulimin e projektit nëse ka protesta.

Por çfarë ndodhi në Zagreb?

Pasi kryetari i Bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç njoftoi synimin e tij për të ndërtuar një “Qytet në qytet”, duke e krahasuar atë me Manhatanin, vëmendja në Kroaci u fokusua se cila kompani do të marrë përsipër këtë projekt. Dhe për këtë projekt 500 milion eurosh, u hap gara, ku morën pjesë 3 kompani. Nga këto kompani dy plotësonin kushtet, të cilat ishin Bouygues Batiment International si dhe Eagle Hills. Por kjo nuk është e gjitha, pasi projekti në kryeqytetin e Kroacisë nuk u ndërtua, pas i kundërshtua nga qytetarët. në momentin që u bë publik plani, qytetarët e Zagrebit dolën në protesta të shumta pasi nuk ishin pyetur në lidhje me ndërtimin. Kjo bëri që të shpërthenin protesta të mëdha dhe që përfundimisht projekti të anulohet.

Plani i kryebashkiakut Bandiç për t'i dhënë një kompanie private më shumë se një milion metra katror tokë të vlefshme të qytetit brenda Qendrës së Panairit të Zagrebit dhe hipodromit aty pranë ka dështuar përfundimisht në Tetor të vitit 2020. Katër shoqatat, Veprimi i Gjelbër, shoqata qytetare Siget, Zagrebi po ju thërret, dhe E drejta në qytet thanë se kjo ishte një fitore përfundimtare e të gjithë qytetarëve, shoqatave qytetare dhe profesionale, gazetarëve dhe “opozitës së vërtetë” në Kuvendin e Qytetit të Zagrebit.

Edhe në Shqipëri projekti ka probleme. Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

edi rama porti i durresit ilir meta

Sondazh

Poll