Politike

Primaret në PD/ Prezantohet kandidatura për Bashkinë e Belshit, Qypi: Beteja ime do jetë me pushtetin

Qypi bën të ditur se ka vendosur të marrë pjesë në primaret pasi ndjen përgjegjësi morale para të gjithë demokratëve që e kanë mbështetur.

18 Nëntor 2022, 10:45 Nga A.B
Primaret në PD/ Prezantohet kandidatura për Bashkinë e Belshit,
Bedri Qypi

TIRANË- Bedri Qypi ka prezantuar ditën e sotme kandidaturën për parimaret në Partinë Demokratike, për Bashkinë e Belshit. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Qypi bën të ditur se ka vendosur të marrë pjesë në primaret pasi ndjen përgjegjësi morale para të gjithë demokratëve që e kanë mbështetur. Ai shton se u ka borxh demokratëve mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, ndaj ka vendosur që të nisë një betejë me pushtetin dhe korrupsionin. 

DEKLARATA E QYPIT: 

Pershendetje te dashur bashkeqytetaret e mi te Dumrese. Unë jam Bedri Qypi, lindur dhe rritur ne Dumre, i diplomuar ne Universitetin Aleksander Xhuvani për Ekonomi, dega Finance-kontabilitet.

Kam vendosur te marre pjese ne primaret qe Partia Demokratike po zhvillon, per Bashkinë Belsh, ne zgjedhjet vendore te 14 Majit. Po futem ne garen tone te brendshme, sepse e ndjej pergjegjesi morale para gjithe demokrateve qe me kane mbeshtetur ne te gjitha betejat qe kam garuar dhe i kam fituar.

U kam borxh mbeshtetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite. Beteja ime eshte me pushtetin dhe korrupsionin e kesaj qeverie hajdute, e cila i ka lene ne harrese banoret e Dumrese. Te rinjte po detyrohen te braktisin fshatin e qytetin, familjet dhe kujtimet, per shkak te keqqeverisjes, e cila eshtë ne funksion vetem te nje grupi te vogel njerezish. Gjithashtu kjo qeveri e korruptuar ka lene mbas dore sektorin e Bujqesise, i cili per familjet tona eshte jetik, eshte sektori i vetem me te cilin ushqejmë familjet tona. Ta shporrim njehere e mire dhe jam i bindur se me mbeshtetjen tuaj do ta fitojme betejen qe ta rikthejme bashkine ne funksion te popullit te Dumrese. Ne se bashku, ashtu sic kemi fituar cdo beteje te meparshme, do t’ia dalim ta fitojme bashkine Belsh, qe ajo te jete bashkia juaj dhe ne dispozicionin tuaj.

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

primaret ne pd bedri qypi

Sondazh

Poll